Aktualitet

Detyrimi për të punuar pesë vite në Shqipëri, studentët e Mjekësisë sërish sot në protestë, prej 1 jave bojkot mësimin

Shkruar nga Liberale
Detyrimi për të punuar pesë vite në Shqipëri,

Studentët e Mjekësisë në Tiranë kanë sërish sot në protestë. Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron që të punojnë për 5 vite pas përfundimit të studimeve. Studentët thonë se po protestojnë për të drejtat e tyre.

“Së bashku kundër ligjit”, është motoja e protestës së sotme.

Theksojmë se studentët kanë bojkotuar mësimin që prej nisjes së vitit të ri akademik, duke kërkuar që të anulohet ligji i cili I detyron që të qëndrojnë në Shqipëri për pesë vite pas mbarimit të universitetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH