Aktualitet

Detajet tronditëse/ Vrau fëmijën e më pas ndërroi plumbat për gruan. 56-vjeçari tentoi dy herë të vetëvritej

Shkruar nga Liberale
Detajet tronditëse/ Vrau fëmijën e më pas ndërroi

Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në trupat e 31-vjeçares dhe foshnjës 11-muajshe, të cilët u vranë mëngjesin e së premtes nga blegtori 56-vjeçar në Kavallë, janë tronditëse.

Nga autopsia e cila përfundoi mesditën e sotme në Shërbimin Mjekësor të Komotinit, rezultoi se 56-vjeçari ka tentuar të vrasë veten dy herë.

Siç raportohet në protothema.gr nga mjeku me përvojë Nikos Kifnidis, autori i vrasjes së dyfishtë ka qëlluar pas shpine nënën dhe foshnjën dhe vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme. Fillimisht ai e qëlloi fëmijën, ndërsa goditja hynte nga ana e djathtë dhe dilte nga ana e majtë e shpatullës, poshtë zonës së mëlçisë. Në trupin e fëmijës u gjetën copëza të vogla, që përdoren nga gjuetarët për të vrarë zogjtë.

Ajo që është veçanërisht tronditëse është se autori 56-vjeçar i vrasjes së dyfishtë, pasi vrau foshnjën 11-muajshe para syve të nënës së tij, kishte nerva të ndërronte plumbat dhe të vendoste fishekë derri të egër. Sapo ka vendosur plumbin, ka qëlluar pas shpine 31-vjeçaren, duke i shkaktuar dëmtimin e organeve të brendshme si zemra, mushkëritë dhe mëlçia. Gruaja ra e vdekur pranë trupit të pajetë të foshnjës së saj dhe vdekja e saj ishte gjithashtu e menjëhershme.

Dy herë tentoi të vriste veten

Siç rezultoi nga ekspertiza mjeko-ligjore, autori i vrasjes së dyfishtë që tronditi komunitetin vendas dhe gjithë Greqinë, tentoi të vriste veten dy herë, teksa herën e parë dyshohet se çiftja i ka rrëshqitur nga duart kur e kishte vendosur mbi gjoks. Siç rezultoi, autori kishte dy hyrje-dalje plumbash. E para ka qenë nga e djathta në të majtë kur ka qëlluar dhe dyshohet se arma i ka rrëshqitur, duke bërë që copëzat të kalojnë nën lëkurë dhe të dalin majtas nën sqetull. Nga gjuajtja e parë ai pësoi 4-5 fraktura në brinjë, por ato nuk ishin fatale pasi organet e brendshme nuk ishin të dëmtuara.

Më pas autori ka ngarkuar një plumb të ri dhe ka vendosur tytën në gojë, ndërsa plumbi i ka shkaktuar fraktura dhe copëtim të trurit, etj.

Sipas asaj që ka raportuar mjeku, është një nga rastet e rralla që një person i armatosur qëllon dy herë. Trupat e gruas dhe foshnjës do të transportohen në Gjermani për varrimin e tyre, ndërsa 56-vjeçari do të varroset sot në Kavallë./Përshtati Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH