Kryesore

Detajet shokuese/ Policja ndenji 4 orë mes viktimave, i dha tezes…

               Publikuar në : 17:55 - 19/02/20 liberale

Detaje shokuese kanë dalë nga krimi i tmerrshëm në Gjilan të Kosovës. Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta, se Valdete Bllaca pasi i vrau të gjithë anëtarët e familjes, dyshohet se qëndroi rreth 3-4 orë mes kufomash.

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Dyshohet se një ditë përpara krimit, ajo i kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro. Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato.

Të çuditshme ishin lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten, mesditën e djeshme.

Personat e fundit që kishte kontaktuar, ishin tezja dhe bashkëshorti i saj, të cilët kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, por aty kishte dalë Valdetja. E shqetësuar, Valdete Bllaca nuk i kishte lënë të futen brenda në shtëpi duke iu thënë se ata (familja) nuk ishin aty e që ajo vet ishte e zënë.

Pasi u përshëndetën me policen dhe vendosën të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plumbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes.

Bazuar në burime të sigurta të gazetës ‘Sinjali’, policja dyshohet se i ka qëlluar viktimat me nga dy plumba në kokë. Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllau i madh, Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje nga e motra, derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit. Babain, Zeqir Bllaca dhe vëllain Blerim Bllaca i kishte vrarë në dhomën e ndejës, ndërsa nënën Hanife Bllaca e qëlloi për vdekje në një dhomë tjetër.

Pasi që vrau të gjithë anëtarët e familjes, policja Valdete Bllaca bëri vetëvrasje në koridorin e shtëpisë së saj./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back