Aktualitet

Detajet/ Për vrasjen e Jan Prengës vepruan tre grupe kriminale

Shkruar nga Liberale
Detajet/ Për vrasjen e Jan Prengës vepruan tre grupe kriminale

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e Jan Prengës. Sipas BW, për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës kanë vepruar tre grupe kriminale në Vlorë, Shijak dhe Shkodër.

Të tre këto grupe kriminale kishin interesa të kokainës dhe së bashku kanë vepruar për t’i bërë presion personave që nuk kanë bërë dorëzimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Lidhur me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjera, 4 prej të cilëve janë në kërkim, ndërsa personi i pestë me inicialet D. R. ndodhet në një burg jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, Policia ka “blinduar” Shkodrën dhe po kërkon tre prej personave, që dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e Prengës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH