Aktualitet

Detajet/ E morën peng për 400 mijë paund, e torturuan, e filmuan dhe videot ia dërgonin familjes. Zbulohet edhe roli i vajzës shqiptare

Shkruar nga Liberale
Detajet/ E morën peng për 400 mijë paund, e torturuan, e filmuan

Policia ka zbuluar detaje të reja në lidhje me pengmarrjen e 30-vjeçarit shqiptar në Angli. Burimet thanë se fjala është për shtetasin Nertil Buzi nga qyteti i Fierit.

30-vjeçari ishte marrë peng nga shtatë shqiptarë të tjerë në Angli. Ai jetonte prej 4 vitesh në Britani të Madhe. Mësohet se alarmin për pengmarrjen e tij e ka dhënë i vëllai i Nertil Buzit, i cili denoncoi në polici duke kërkuar ndihmën e autoriteteve.

Pas këtij denoncimi, policia shqiptare ka njoftuar menjëherë policinë britanike, ndërsa kjo e fundit ka zhvilluar operacione të ndryshme deri në lokalizimin e shtetasit shqiptar, duke bërë të mundur edhe shpëtimin e tij.

Policia angleze arrestoi 7 persona për këtë ngjarje, të gjithë shqiptarë. Sipas informacioneve  një nga pengmarrësit e arrestuar është një vajzë.

Autorët kërkonin 400 mijë Paund për të liruar 30-vjeçarin Nertil Buzin, autoritetet angleze dhe ato shqiptare dyshojnë se shkak i pengmarrjes mund të jetë prishja e pazareve.

E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund," mësohet të ketë deklaruar i vëllai i 30-vjeçarit në polici.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH