Aktualitet

Detaje/ Udhëtimi i fundit i familjes që u shua në Rrugën e Kombit

Shkruar nga Liberale
Detaje/ Udhëtimi i fundit i familjes që u shua në Rrugën e

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 4 anëtarëve të një familje nga Kosova në rrugën e Kombit.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në aksin Milot-Rubik. Viktimë e përplasjes fatale mes makinës dhe një kamioni, kanë qenë burrë e grua dhe 2 fëmijët e tyre, (djali nga martesa e parë e gruas), ndërkohë që fatmirësisht arriti që të shpëtonte vajza e vogël 3 vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Mësohet se familja me mbiemër Avdiaj ishte nisur nga Kosova për në Rinas, ku do të udhëtonin drejt Zvicrës.

Ata kishin hyrë pasditen e djeshme nga pika e kalimit kufitar të Morinës, pa ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit për ta.

Policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH