Aktualitet

Detaje të reja nga plagosja në Allias, ‘maskat’ grabitën vilën

Shkruar nga Liberale
Detaje të reja nga plagosja në Allias, ‘maskat’

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 21:40 në rrugën "Njazi Meka" në zonë e Alliasit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e çifti dhe sipas policisë dyshohet se bëhet fjalë për një tentativë grabitje, pasi dy persona ende të pa identifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit.

"Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”,  2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L. Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka  qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.", thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L   dhe   A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje  dhe ka ngritur pika kontrolli. Ndërkohë vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH