Aktualitet

Detaje të reja nga plagosja e biznesmenit në Lezhë

               Publikuar në : 19:28 - 01/12/20 liberale

Aleksandër Deda, të cilit iu bë atentat pasditen e sotme në aksin Lehë-Milot është një emër i njohur, pasi mbahet si biznesmen i zonës.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se pas plagës në gjoks, si pasojë e të shtënës me armë zjarri nga autori/ët, Aleksandër Deda siç ishte i plagosur ka shkuar vetë në spitalin e qytetit.

Më pas Deda është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pak momente pas ngjarjes, një makinë tip “Audi” është gjetur e djegur rreth 5 km nga vendi i atentatit.

Mësohet se brenda makinës së djegur është gjetur një armë zjarri, e cila dyshohet se është edhe arma e krimit.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back