Aktualitet

Detaje të reja nga ngjarja horror në Kavajë

               Publikuar në : 13:40 - 10/04/21 liberale

Detaje të reja kanë dal nga ngjarja në Kavajë, ku një grua është gjetur e djegur në një makinë ndërkohë që i shoqi është gjetur i vetvarur në pemë. Viktimat janë Fëllënza Shirja 45 vjeçe dhe Bilbil Shirja 48 vjeç.

Sipas Report TV,  çifti ishte në proces divorci, të cilin e kishin hapur prej 2 muajsh. Të hënë pritej që të mbahej seanca e fundit.  48-vjeçari e ka marrë gruan tek banesa e pindërve, e ka mbyllur në makinë dhe më pas i ka vënë flakën. Ata ishin prindër të dy fëmijë, një vajzë të martuar dhe një djalë 17 vjeç.

“Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe. Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes“, njoftonte policia.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back