Kronikë

DETAJE/ Shefi i komisariatit të Kurbinit lëvizte me makinë trafikantët e Fushë Kuqes, bisedat me "baronin" e drogës  që e nxorën zbuluar

Shkruar nga Liberale
DETAJE/ Shefi i komisariatit të Kurbinit lëvizte me makinë

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i djeshëm, ku ra në pranga Shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj.

Burime bëjnë me dije se Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve të grupeve kriminale, mes tyre edhe "baronin" e drogës, Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie në mënyrë që të ata të mos i kontrollonte askush.

Mësohet se veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në Det” i nisur në muajin gusht të këtij viti, ku janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.

Si rezulat i këtij operacioni janë shpallur në kërkim shtetasit: Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Muza.

Kujtojmë se megaoperacioni policor “Flakë në det” ka nisur në gusht 2023 dhe në aksionin e parë u arrestuan katër shqiptarë dhe dy ukrainas:

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;

Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;

Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;

Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH