Aktualitet

Detaje/ E zhdukur para dy javësh, 48-vjeçarja gjendet në lumë

Shkruar nga Liberale
Detaje/ E zhdukur para dy javësh, 48-vjeçarja gjendet në

Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit. Sipas Tch, gruaja është Drita Breganaku, banuese në lagjen Uznovë, e martuar dhe me 2 fëmijë. Kanë qenë fermerët e fshatit Sheq-Gajdë, ata që duke u kthyer nga puna në tokat bujqësore, kanë parë në lumë një trup pa jetë që lundronte dhe kanë njoftuar policinë.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, është nxjerrë nga lumi kufoma e gruas, që ishte e dekompozuar dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat,ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Burime nga morgu i spitalit bëjnë me dije se në trupin e gruas nuk ka shenja dhune dhe paraprakisht mendohet se gruaja është mbytur. Në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ka mbërritur bashkëshorti i gruas, që ka bërë edhe identifikimin e kufomës.

Gjatë komunikimit me oficerin e policisë gjyqësore, është dëshmuar nga bashkëshorti, se gruaja e tij ishte larguar nga banesa dy javë më parë dhe për largimin e saj ai kishte bërë edhe denoncim në polici. Bashkëshorti ka deklaruar se, nuk kanë pasur konflikte dhe se familjarët, pas largimit të saj kanë dyshuar se mund të kishte rënë aksidentalisht në lumë. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, kanë filluar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH