Globi

Dështojnë bisedimet në Bruksel, s’ka takim Kurti-Vuçiq

Shkruar nga Liberale
Dështojnë bisedimet në Bruksel, s’ka takim

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Udhëheqësi i delegacionit të Prishtinës për dialogun, Besnik Bislimi, konfirmoi se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Nuk ka përparim të mjaftueshëm të prekshëm për të organizuar një takim të udhëheqësve”, u shpreh ai në përfundim të takimit me delegacionin e Beogradit në selinë e Komisionit Europian.

Diskutimi kryesor mes palëve u përqendrua vetëm tek çështja e të pagjeturve të luftës. Bislimi tha se palët kanë shprehur gatishmëri për të pasur qasje në arkivat shtetërore.

Një ditë më parë delegacioni i Prishtinës dhe ai i Beogradit, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Europian, diskutuan për të pagjeturit, energjetikën, target e automjeteve dhe vizitat zyrtare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH