Aktualitet

Dëshmoi në SPAK, Bardhi: Hetimet për Inceneratorin e Elbasanit kanë përparuar, i kallëzuar edhe kryeministri

Shkruar nga Liberale
Dëshmoi në SPAK, Bardhi: Hetimet për Inceneratorin e Elbasanit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paraqitur sot në SPAK, në cilësinë e personit kallëzues për inceneratorin e Elbasanit.

Pasi doli nga SPAK, ai tha për mediat se, "sot isha si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit që mesa duket është duke përparuar në hetime".

"Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD dhe inkurajoj SPAK për të çuar para përgjegjësisë përgjegjësit”, tha Bardhi.

Teksa u pyet për inceneratorin e Tiranës, ai tha se, janë në dijeni, që deri tani nuk ka zhvillim sa i përket inceneratorit të Tiranës.

"SPAK do të duhet të na kthejë mbrapsht besimin. Qytetarët presin edhe për afera të tjera korruptive", u shpreh ai.

Ndërsa pyetjes së gazetarëve se, a kanë denoncuar zyrtarë të lartë iu përgjigj: "Kam kërkuar të merren në cilësinë e provës edhe materialet për inceneratorët. Ka pasur një shtesë në PD dhe kam kërkuar që edhe materialet të jenë pjesë e dosjes hetimore. Persona e kallëzuar fillojnë nga kryeministri e deri tek nënpunësit që janë persona përgjegjës të komisioneve në koncensione". /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH