Aktualitet

Dëshmitari i ngjarjes në Klos: Babai i 17 vjeçarit kishte shenja jete

Shkruar nga Liberale
Dëshmitari i ngjarjes në Klos: Babai i 17 vjeçarit kishte

Është zbardhur dëshmia e një dëshmitari okular nga tragjedia që ndodhi ditën e djeshme në Klos.

Sipas dëshmitarit, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, 17-vjeçari ishte prekur nga plumbi në qafë dhe kishte vdekur në vend, ndërsa i ati tregonte ende shenja jete, ndërsa kalimtarët tentuan t’i ofronin ndihën e parë.

“Nuk pata mundësi të jepja ndihmë se nuk mund të afrohej kushdo, nuk e dinim kush ishte. Policia kishte mbërritur dhe po largonte njerëzit. Të dy palët kanë qenë duke rrafshuar muhabetet në lokal. Nuk ka pasur debate, nuk kam dëgjuar asgjë, asnjë ngritje zëri, as ngacmim me duar. Isha brenda në lokal, kur dola nuk pashë njeri, ikën të gjithë me vrap. Kur dola jashtë i pashë të shtrirë, djali kishte vdekur menjëherë, babai ishte i shtrirë dhe nuk fliste. Vetëm një polic u afrua që t’i japë ndihmën e parë, tentoi t’i nxirrte gjuhën. Djali ishte goditur në qafë, I kishte dalë gjaku atij. I plagosuri nuk fliste. Për 2 orë nuk e kuptuam se kush e kishte bërë vrasjen. Nuk kemi dëgjuar për ndonjë konflikt, kalonin dhe përshëndesnin njëri-tjetrin. Kam dëgjuar vetëm që kanë pasur një debat, dhe u ulën për të rrafshuar debatin që kishin. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për historinë e vajzës që nuk shkonte në shkollë, nuk dinte njeri gjë për këtë debat. Jemi tronditur nga kjo tragjedi, nuk e priste askush, nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Nuk e dimë a ka qenë zënkë e momentit, a ka qenë nga pija, nuk e dimë.”, u shpreh një dëshmitar okular i ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH