Aktualitet

Dëshmia rrëqethëse: 17-vjeçari kërkoi ujë, ishte bllokuar mes kolonës

Shkruar nga Liberale
Dëshmia rrëqethëse: 17-vjeçari kërkoi ujë, ishte

Detaje tragjike kanë dalë nga shembja e vilës 4 katëshe në Durrës, në zonën e Kënetës. Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se nga biseda me afërmin e familjes së mbetur nën rrënoja, se si një 17-vjeçar kishte kërkuar ujë.

Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht.

“Nga ajo që bisedova me një të afërm të familjes, djali kërkonte ujë, dhe se kishte deklaruar se nuk shihte persona të tjerë rreth e qark. Ata shkuan ti japin ujë…me shpresën që të ndërhynin…ai ishte bllokuar mes një kolone”,- rrëfeu Lala./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH