Aktualitet

“Dëshmia e pastrueses e rreme”, flet avokati i Alda Klosit: Ku i gjeti paratë ish-zyrtarja

Shkruar nga Liberale
“Dëshmia e pastrueses e rreme”, flet avokati i Alda Klosit: Ku

Avokati i Alda Klosi, Ilirjan Muho është shprehur se 400 mijë eurot e gjetura në banesën e pastrueses së Rozeta Dobit, nuk i përkasin ish-zyrtares që tashmë është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Sipas avokatit vetëm 120 mijë eurot janë të Klosit të cilat janë gjetur në Shqipëri për kurimin e xhaxhait të saj në Amerikë që ishte i diagnostikuar me tumor.

Sipas tij, këto para fillimisht mbaheshin në shtëpinë  e nuses së xhaxhait të Klosit. Muho theksoi se këto para kanë shkuar në shtëpinë e Klosit më 3 dhjetor dhe i janë dhënë nga nusja e xhaxhait, pasi ata kanë ikur në SHBA.

“Nëse do ishte e vërtetë që mes Alda Klosit dhe Dobit do të kishte një marrëveshje si është e mundur që në banesën e pastrueses janë gjetur dhe sende të vjedhura. Ka njerëz që janë paraqitur në prokurori dhe kanë njohur sendet e vjedhura në shtëpitë e tyre. Kemi të bjmë me një shtetase që ka një qëllim të caktuar që bën një deklarim të tillë. Të lehtësoj sado pak një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj.

Në fazën e hetimeve të deritanishme nga vëllai i saj dhe nga Alda është paraqitur në prokurori një kontratë huadhënie e nënshkruar mes tij dhe një shtetasi tjetër, në bazë të së cilës janë dhënë një shumë prej 125 mijë eurosh për kurimin e xhaxhait të saj në Amerikë. U pa e udhës që paratë të gjendet, e janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhait të Alda Klosit. Këto para janë marrë që na datën 1 nëntor, në fund të tetorit xhaxhi është diagnostikuar me tumor. Për shkak të faktit që ky nuk është i siguruar atje, shpenzimet do mbuloheshin nga familjarët, u gjetën paratë, janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhit, këto para i janë rikthye Aldës dhe familjes së saj me synimin që të transferohen në Amerikë sipas sistemit bankar. Nuk duhej ti deklaronte, e ka detyrim ligjor ta bënte deri në mars të vitit pasardhës”- theksoi Muho.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH