Aktualitet

Dëshmia e 14-vjeçares: Njerku abuzonte kur nuk ishte mami

Shkruar nga Liberale
Dëshmia e 14-vjeçares: Njerku abuzonte kur nuk ishte mami

Detaje të reja kanë dalë nga ndjarja në Durrës, ku një 39-vjeçar u arrestua nga Policia, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëjetueses.

Blutë e qytetit bregdetar janë aktualisht në fazën e dyshimeve dhe nuk kanë ngritur ende një akuza për të arrestuarin.

Nëna së bashku me të bijën i janë drejtuar Komisariatit dhe kanë denoncuar se 39-vjecari (bashkejetuesi i tyre) ka abuzuar seksualisht me 14 vjeçaren.

Sipas vajzës, çdo gjë ka ndodhur kur nëna e saj nuk ndodhej në shtëpi.

Madje e mitura ka deklaruar se edhe është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga 39-vjeçari.

Deri tani janë kryer vizita mjekësore të vajzes dhe në prani të psikologes për të vërtetuar pretendimet e saj.

Rezultatet e ekspertizës pritet të dalin nesër, të dielën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH