Sport

Deschamps lavdëron Mbappe-në: “Një lider dhe kapiten i rëndësishëm”

Shkruar nga Liberale
Deschamps lavdëron Mbappe-në: “Një lider dhe kapiten i

Pas triumfit ndaj Holandës në kualifikueset e EURO 2024, trajneri i Francës, Didier Deschamps nuk i ka kursyer lavdet ndaj kapitenit të “gjelave”, Kylian Mbappe.

Në konferencën e dhënë për mediet pas ndeshjes së të premtes në mbrëmje, Deschamps theksoi se së fundmi Mbappe është treguar një lider i vërtet.

“Me Kylian nuk ke pse të shqetësohesh. Kur ai është në këto kushte, Franca ka shanse shumë më të mira për të fituar ndeshjet. Jemi të lumtur për të, veçanërisht për atë që ai ka bërë me përvojë në këto ditët e fundit. Ai u tregua një lider i vërtetë, duke u vënë në dispozicion të skuadrës, e pashë në të djathtë kur ishte e nevojshme të mbulohej ajo pjesë”-tha tekniku i Francës.

Më tej Deschamps shtoi: “Në rolin e kapitenit ai është vërtet i rëndësishëm, merr shumë përgjegjësi. E di që disa do të donin që ai të fliste pak më shumë… por… Preferoj që ai të flasë me këmbë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH