Showbiz

Deri tani kemi menduar gabim/ Çfarë fitojmë kur flemë në një dhomë të ftohtë?

Shkruar nga Liberale
Deri tani kemi menduar gabim/ Çfarë fitojmë kur flemë

Parashikohet që të kalojmë edhe një dimër tjetër të ftohtë, ku ngrohja do të jetë me pikatore. Sigurisht, kjo nuk është domosdoshmërisht e keqe për shëndetin tonë të përgjithshëm dhe në të vërtetë për cilësinë e gjumit tonë.

“Temperatura e dhomës mund të prishë prodhimin e melatoninës dhe kortizolit duke ndikuar në orën e brendshme të trupit ose në ritmin cirkadian. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë edhe tharje në sy, sepse ngrohja e ajrit krijon një atmosferë të thatë, duke ulur përqindjen e lagështisë”, thekson Dr. Elizabeth Hawkes, konsulente në kirurgjinë oftalmike dhe oftalmoplastike.

Një studim i botuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë tregoi se gjumi në një dhomë më të freskët ka përfitime për shëndetin dhe plakjen e shëndetshme. Një dhomë e freskët inkurajon trupin të prodhojë melatonin, një hormon me efekte të forta kundër plakjes. Rritja e prodhimit të melatoninës mund të çojë në:

- cikle normale menstruale

- humor të përmirësuar

- humbje peshe

- aftësi për luftimin e kancerit

- përmirësimi i shëndetit të trurit

- cilësi më e mirë e gjumit

Studimet kanë vërtetuar se kur krijohet një mjedis për trupin që ul temperaturën e tij bazë gjatë natës, njerëzit djersiten më pak dhe trupi kalon më shumë kohë në dy fazat më të rëndësishme të gjumit:

- REM: Lëvizja e shpejtë e syve (faza e gjumit ku ndodhin shumica e ëndrrave),

- gjumi me valë të ngadalta, i njohur gjithashtu si gjumë i thellë, i cili zgjat 70 deri në 90 minuta dhe ndodh brenda orëve të para pas shtrirjes.

Më pak stres dhe humor më të mirë

Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, përfitimet janë esenciale: gjumi cilësor redukton stresin dhe temperaturat më të ftohta reduktojnë prodhimin e kortizolit, hormonit të stresit. Stresi kronik mund të çojë në komplikime afatgjata shëndetësore, si depresioni, problemet me stomakun, shtimi në peshë dhe vështirësitë me kujtesën dhe përqendrimin.

Prandaj, përmirësimi i cilësisë së gjumit për shkak të temperaturës më të ftohtë krijon ndjenjën e pushimit dhe qetësisë. Lidhja midis melatoninës dhe serotoninës gjithashtu luan një rol kyç në këtë, pasi serotonina, si një përmirësues i humorit, është gjithashtu një komponent i melatoninës. Përshtatshmëria e të dyjave, pra, çon në përmirësimin e humorit.

Rreziku i reduktuar i sëmundjes

Besimi se temperatura më e ulët shoqërohet me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të frymëmarrjes tashmë është hedhur poshtë nga shkencëtarët, me përjashtimin e vetëm kur temperaturat janë shumë të ftohta. Në të kundërt, pushimi në dhoma më të freskëta mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes duke rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke reduktuar rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Rritja e prodhimit të melatoninës mund të ketë gjithashtu një efekt pozitiv në parandalimin kundër sëmundjes së Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës. Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që të mos jepni melatoninë për të moshuarit me demencë për shkak të rrezikut më të lartë të rënies dhe shkaktimit të aksidenteve./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH