Aktualitet

Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë 3-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Liberale
Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruarnë orët e para të mëngjesit në spitalin e Elbasanit, ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se i mituri, mjekohej në shtëpi, ndërkohë që është dërguar nga familjarët e tij me temperaturë të lartë në spital.

2-vjeçari nga fshati Kusarth është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga Pneumonia bilaterale.

Po ashtu ai kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.

“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH