Kosova

Deputetja zbulon mesazhin e fundit të shtatzënës së vrarë: Jetoi me burrin 4 muaj

Shkruar nga Liberale
Deputetja zbulon mesazhin e fundit të shtatzënës së

Dude Balja, deputete e Kuvendit të Kosovës zbuloi se 35-vjeçarja, Hamide Magashi, shtatzënë e cila u qëllua për vdekje mbrëmë nga ish-bashkëshorti ishte viktimë e dhunës prej kohësh.

Balja tregoi se viktima kishte jetuar vetëm 4 muaj me burrin dhe ishte larguar tek prindërit për të mbrojtur veten dhe foshnjën nga dhuna e vazhdueshme.

“Ka jetuar vetëm 4 muaj me burrin, ka pasur dhunë dhe ka shkuar në shtëpinë e babait për të mbrojtur foshnjën. Fjalët e fundit që ka thënë gruaja ka qenë, të lutëm mendo për fëmijë që do lind nesër. Sot e kishte lënë të lindte foshnjën e saj. Gruaja ka qëndruar 2 orë e shtrirë jashtë spitalit dhe mjekët nuk kanë bërë asgjë për ta shpëtuar”, u shpreh deputetja në një intervistë për Euronews Albania.

35-vjeçarja, Hamide Magashi, u qëllua për vdekje mbrëmë nga ish-bashkëshorti Sokol Halili, 31 vjeç, në oborrin e maternitetit të Prishtinës. Viktima ishte shtatzënë në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, kur 31-vjeçari e vrau me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup. I dyshuari është ende i lirë, pasi menjëherë pas krimit makabër u arratis. Deputetja kërkon arrestimin dhe dënimin më të ashpër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH