Globi

Deputetja preket nga Covid-19, tregon simptomat e përjetuara

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja e njohur dhe deputetja e PDK, Eliza Hoxha është prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur ajo vetë përmes një publikimi në rrjetet sociale, ku thotë se ka rezultuar pozitive në testin e kryer.

“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv. Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, ethe, temperature, kollë. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë. Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi Shnet!”, shkruan Eliza.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH