Kryesore

Deputetja: Nëse infektohen deputetët, të mos u vihen respiratorët

               Publikuar në : 21:41 - 25/03/20 liberale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku tha se është në ankth si epidemiologe, duke parë situatën me përhapjen e Covid-19. Ajo është shprehur e revoltuar për mbajtjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës pasi nuk ka siguri.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e mocionit të iniciuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ajo tha se në sallën ku po mbahen punimet nuk ekzistojnë kushte për tubim në kohën e pandemisë.

Ky mesazh që shkon nga kjo sallë është turpi. Unë kam thënë sot pa ardhur, pas pak fillon seanca e turpit dhe qëndroj prapa saj. Sot e kam postuar një video-spot, BBC që e ka jap të njerëzve që punojnë në kujdesin intensiv qendror, dhe i ftoj të gjithë ata që asnjë deputet nëse do të infektohej mos t’ia qesin respiratorin, sepse ne nuk jemi mbi ligjin, a po mendoni që jemi me imunitet politik e jemi edhe me imunitet karshi sëmundjeve, apo si deri tani gjithë politik-bërësit kanë qenë mbi ligjin, mbi shtetin, kurrgjë nuk ka vlejte, do të thotë edhe në kohë të pandemisë ne jemi mbi ligjin”, tha ajo.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje tha se dezinfektuesi nuk ka efekt qind për qind në foltoren ku paraqiten deputetët për fjalim.

“Si politikane nuk do të bëj panik, si epidemiologe po jam në ankth, sepse jo sot, por po e ritheksoj këtu nuk ka pasur kushte për tubim si ky, për format si ky, ne nuk kemi kërkuar pezullimin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në asnjë rrethanë, por formate të tjera në distancë, me kushte. A po mendon dikush që kjo foltore që dezinfektohet brenda një minute, dezinfektuesi arrin efektin e vet a? Ju po mashtroheni!”, tha ajo./KosovaPress/

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back