Globi

Deputetja e VV: Kërkesa e LDK-së për Presidentin, e papranueshme

Shkruar nga Liberale
Deputetja e VV: Kërkesa e LDK-së për Presidentin, e papranueshme

Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje i ka përcjellë sinjalin e fundit LDK-së, duke deklaruar se nuk do të pranojnë kërkesën për president.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si të padrejtë kërkesën e LDK-së për postin e presidentit dhe ka thënë se është e papranueshme.

Unë nuk e shoh që ka mungesë besimi por ka kërkesa joracionale dhe jo të drejta që i ka parashtruar tash së fundi LDK-ja. Në fakt kur jemi lëshuar për të folur për përgjegjësitë qeverisës ka dalur edhe kërkesa që LDK-ja të ketë kandidatin për President, pra nuk shoh që ka një mungesë besimi, por ka kërkesa të cilat për Vetëvendosjen janë të pakapërcyeshme dhe të papranueshme”, ka thënë ajo pë kallxo.com./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH