Aktualitet

Deputetja e quan aventurier Albin Kurtin pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga serbët

Shkruar nga Liberale
Deputetja e quan aventurier Albin Kurtin pas rrëmbimit të tre

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar në një status në Facebook, pas peng-marrjes së tre policëve të Kosovës.

Krasniqi ka reaguar për rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë, duke bërë me faj Albin Kurtin.

“Rrëmbimi i tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga bandat kriminale serbe vendos Kosovën në një pozicion delikat, për çka përgjegjës është Albin Kurti, i cili me aventurat e tij e ka futur vendin në qorrsokak”, ka shkruar Krasniqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH