Aktualitet

Deputetja e PD në Fier: Krim çnjerëzor! Pse lihen të lirë vrasësit edhe pas identifikimit?

Shkruar nga Liberale
Deputetja e PD në Fier: Krim çnjerëzor! Pse lihen të

Deputetja e PD në qarkun e Fierit, Eralda Tase Bano, ka reaguar e revoltuar për ngjarjen horrorr regjistruan mbrëmjen e djeshme në fshatin Grecalli.

Ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve Bano apelon institucionet e drejtësisë, prokuroria dhe gjykata duhet të na sigurojnë që përbindësha të tillë të mos shohin më dritën e diellit, për të mos dhunuar dhe për të mos marrë më jetën e fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm!

“Ngjarja çnjerëzore në Fier na ka lënë pa fjalë dhe me një dhimbje të madhe. Si nënë, jam e tronditur sesi një krim i tillë makabër mund të kryhet ndaj një fëmije krejt të vogël e të pafajshëm. I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së ëngjëllit të vogël, megjithëse e di fort mire se në këtë ditë të zezë nuk ka fjalë për ngushëllim. Kjo botë paska qenë shumë e ligë për shpirtra të bukur si yti, Mateo!

Si përfaqësuese e Fierit në Parlament dua të shpreh revoltën që ka sot çdo shqiptar pse përbindësha të tillë lejohen të bashkëjetojnë pranë fëmijëve dhe familjeve tona! Si ka mundësi që vrasësit qarkullojnë të lirë, edhe pasi identifikohen nga policia? Mungesa e veprimeve konkrete nga qeveria për të luftuar krimin në çdo nivel po na kushton shumë rëndë si shoqëri.

Të paktën, institucionet e drejtësisë, prokuroria dhe gjykata duhet të na sigurojnë që përbindësha të tillë të mos shohin më dritën e diellit, për të mos dhunuar dhe për të mos marrë më jetën e fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm!”- shprehet ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH