Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka reaguar pas përplasjes së deputetëve demokratë dhe largimit të ish-sekretarit nga grupi i WhatsApp.
Lulzim Basha duket se urdhëroi sekretarin Endri Hasa që të fshinte mesazhet e Gazment Bardhit.
Deputetja Oriola Pampuri tha se në grup “s’mund të vijnë ftesa për tryeza në fermë”, ndërsa shtoi se kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhit, “vetëm iu hoq e drejta për të shkruar, ikën vetë”.
“Partia Demokratike është zyrtare ka rregulla dhe norma. Ne grupin e Whatsappit nuk mund të vijnë ftesa për në fermë, nuk mund të vijnë ftesa për një tryezë në grupime të cilat nuk janë pjesë e PD-së. Administratori i cili administron grupin ka fshirë një ftesë e cila nuk ishte në tagrin e z.Bardhi.
Ai nuk mund të bëjë lëvizje të tilla brenda partisë. Z.Bardhi ka qenë administrator deri në momentin që ishte sekretar i Përgjithshëm, dhe kreu i grupit, kur nuk i kishte më këto role, iu hoq e drejta vetëm për të shkruar, fakti që ata kanë ikur vetë nuk do me thënë që dikush i ka hequr”, tha Papmuri e ftuar në News24.