Kosova

Deputetja britanike viziton familjen e heroit të ndjerë Afrim Bunjaku: Radojçiç dhe Beogradi të mbahen përgjegjës

Shkruar nga Liberale
Deputetja britanike viziton familjen e heroit të ndjerë Afrim Bunjaku:

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila njohet si një nga zërat në parlamentin britanik për çështjen e Kosovës, ka udhëtuar drejt zvecanit ku ka takuar familjen e Afrim Bunjakut, policiit të Kosovës që u vra nga paramilitarët serb në sulmin e 24 shtatorit në veri.  Ka qenë vetë deputetja e cila ka publikuar një foto me familjen Bunjaku, ndërsa ka kërkuar që Milan Radojçiç dhe Beogradi zyrtar të mbahen përgjegjës për sulmin në Banjskë.

“Tashmë ka një muaj që Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit”, tha Kearns.

”Jam nderuar nga familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga terroristët e 24 shtatorit. Me dashamirësi më ftuan në shtëpinë e tyre që të shpreh ngushëllimet e mia. Fjalët e mia nuk ua larguan kurrë dhimbjen, por Afrimi shpëtoi jetë atë ditë dhe unë doja të bëja nderimet e mia”, ka shkruar deputetja britanike krahas fotos së publikuar në platformën X.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH