Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, duke thënë se Serbia i paguan grupet kriminale të serbëve në veri.
Në një postim në Twitter, ajo ka shpërndarë shkrimin e gazetës “New York Post”, që shkruan për lidhjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me bandat e krimit, teksa inkurajon ta lexojë kushdo që është në dijeni të asaj që po ndodh në Kosovë.
“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiqin dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, shkroi Kearnsi.
Encourage anyone following events in #Kosovo to read this NYT article on Vučić, and his links to organised crime groups and use of gangs to orchestrate and secure his interests.
In Northern Kosovo, Serbian gangs are being paid and armed with weapons by elements in Belgrade. https://t.co/oTeLwxyb8L
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) May 29, 2023