Kryesore

Deputeti: Të njihet e drejta për bashkim me Shqipërinë në Kushtetutë

               Publikuar në : 20:28 - 21/10/20 liberale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka deklaruar se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën që të mundësohet bashkimi më Shqipërinë.

Gjatë një interpelance me Kryeministrin Avdullah Hoti rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai citoi të Dërguarit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se Kushtetuta nuk është Bibël dhe mund të bëhen ndryshime në të.

“E vërtetë që Kushtetuta nuk është as Bibël as Kuran. Nëse duhet ta ndryshojmë atëherë ta ndryshojmë nenin 1.3 për njohje të së drejtës për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe jo për ta gjymtuar republikën tonë”, është shprehur Selimi.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back