Aktualitet

Deputeti shkon në Parlament me shportën me ushqime: Këto i blejnë vetëm ministrat

Shkruar nga Liberale
Deputeti shkon në Parlament me shportën me ushqime: Këto i

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka shkuar sot në Kuvend me një shportë me ushqime, në formë proteste për rritjen e çmimeve.

Sipas tij, këto çmime mund t’i përballojnë deputetët, ministrat, por për familjet e zakonshme shqiptare është shumë e vështirë.

Sula ka thënë më tej për mediat, se mundësia e tij është të ngrejë zërin, teksa iu ka kërkuar qytetarëve t'i bëjnë presion qeverisë.

“Thirrje qeverisë, kryeministrit Rama t’i indeksojë çmimet. Kjo është situata katastrofike. Edhe protesta e djeshme është legjitime. Të gjithë kemi detyrën që të bëjmë aq sa kemi në dorë. Kaq kam mundësi, të ngre zërin, por të gjithë qytetarët duhet t’i bëjnë presion kësaj qeverie. I ka mundësitë reale qeveria të bëjë indeksimin e çmimeve. Kemi rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila e ka zeruar TVSH-në për produktet e shportës. Ulet me 14% çmimi i produkteve të shportës që do të thotë se iu ngelen më shumë para në xhep qytetarëve”, deklaroi Sula.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH