Aktualitet

Propozimi i deputetit: Ndryshojmë sistemin, zgjedhje në pranverë

Shkruar nga Liberale
Propozimi i deputetit: Ndryshojmë sistemin, zgjedhje në pranverë

Deputeti opozitar Ralf Gjoni ka sfiduar mazhorancën në Kuvend, duke ju thënë të hyjnë në zgjedhje në pranverë.

Ai tha se nuk do të pranojë që të votojë reformën zgjedhore në dy faza, por vetëm në një që të përfshijë edhe ndryshimin e sistemit.

"Mazhoranca po telekomandon votën e deputetëve opozitarë. Për herë të parë po flitet për sistemin zgjedhor pas shumë vitesh. Ata që dolën jashtë janë në sintoni me shumicën nuk duan ndryshimin sistemi dhe nuk njohin deputetët e opozitës. Nuk ka reformë me dy faza, hajde ta bëjmë brenda dhjetorit dhe të bëjmë depolitizimin e komisionerëve. Të hapim edhe listat nëse ju keni vullnet dhe nëse keni këllqe të futeni në zgjedhje që këtë pranverë po të doni dhe ne do të jemi gati të përfaqësohemi në ato zgjedhje", tha ai./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH