Sociale

Deputeti nxjerr tezën e hedhur në qarkullim, mes maturantëve po shkëlqejnë kopjacët

Shkruar nga Liberale

Deputeti demokrat i qarkut të Elbasanit, Luciano Boci, ka publikuar një tezë, për të cilën thotë se ka dalë dhe është përhapur mes maturantëve para dhe gjatë provimit.

Mjafton një kopje sepse teknologjia e ditëve të sotme përmes telefonave smart e bën edhe më të lehtë përhapjen e saj. Mjafton që të kopjacët të jenë sa më të përgatitur dhe “në formë”.

Nuk është hera e parë që tezat shpërndahen dhe provimi rezulton një dështim, sepse në vend që të dalë në pah përmes garës dija dhe merita, spikasin kopjacët.

“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!”

“Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës”.

“Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit”, thotë Luciano Boci, duke publikuar edhe tezën e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë, që sipas tij, është përhapur dhe po përhapet gjerësisht mes mijëra maturantëve me dëshirën për të kopjuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH