Aktualitet

Deputeti na lë pa fjalë, ja CV e tij skandaloze

               Publikuar në : 14:53 - 11/09/19 LP

Të jesh deputet në Kuvendin e Shqipërisë nuk është më një kriter vlefshmërie, apo tregues i meritave dhe arritjeve personale.

Në fakt, të jesh deputete në Kuvendin e Shqipërisë do të thotë se e ke mirë me kreun e partisë që të ka vendosur në listat zgjedhor dhe mbi të gjitha, që t’i je i vyeshëm financiarisht për partinë.

Ndërsa për nivelin e tyre intelektual më mirë të mos flasim, pasi CV-të e tyre i tregojnë të gjitha.

Instituti i Studimeve Evropiane ka publikuar CV-në e njërit prej deputetëve, por pa dhënë emrin, i cili i ka rënë shumë shkurt pasqyrimit të eksperiencave të tij në punë dhe aktiviteteve shoqërore e politike.

Te eksperiencat në punë, deputeti shkruan: “Konsulent juridik ndërkombëtar; Koordinator universitar; Drejtues në institucionet e shoqërisë civile.”

Asnjë e dhënë më shumë në CV-në e deputetit, as institucionet ku ka punuar dhe as periudha.

Në pjesën e aktiviteteve shoqërore e politike, deputeti shkruan: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare.”

Ky person me këtë CV dhe këtë “angazhim anonim”, ndodhet në Parlamentin e Shqipërisë si deputet./Gazeta Liberale

(Visited 797 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *