Showbiz

Deputeti martohet sërish, në dasmë i shkon edhe kryeministri

Shkruar nga Liberale
Deputeti martohet sërish, në dasmë i shkon edhe kryeministri

Deputeti shqiptar dhe nënkryetari i LSDM-së në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Zekiri është kurorëzuar për herë të dytë në martesë. Ai është martuar me Bisera Jordanovën, ndërkohë që nga martesa e parë ka dy ajza.

Muhamedi dhe Bisera janë njohur që nga koha kur kanë punuar në televizionin Alsat dhe ishin të lidhur prej vitesh. Në atë periudhë Bisera ka qenë në pozitën e Drejtoreshës së Përgjithshme, kurse Zekiri Drejtor i Informacionit.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili është fotografuar duke e shijuar çastet e bukura./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1100242,1100241,1100244,1100245,1100246,1100247,1100250,1100243,1100248,1100249"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH