Aktualitet

Deputeti i PD: SHBA do shpallë ‘non-grata’ disa ministra të Ramës

Shkruar nga Liberale
Deputeti i PD: SHBA do shpallë ‘non-grata’ disa ministra

Ministra të qeverisë Rama pritet që të shpallen non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një kohë të afërt sipas deputetit të Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku.

Në një emision televiziv, ai u shpreh se deklaratën e tij e bazon në disa informacione që ka marrë, por edhe duke analizuar ngjarjet politike.

Mendoj se valës goditëse të kësaj qasjeje të politikës amerikane në Ballkan, nuk do t’i shpëtojë dhe nuk i ka shpëtuar as qeveria dhe mazhoranca. Unë mendoj që “non gratat” kanë trokitur edhe në dyert e mazhorancës. Nuk e di nëse kanë mbërritur, por e sigurt është që shpejt do të trokasin në derën e qeverisë dhe të mazhorancës.

Nga analiza dhe disa informacione të cilat nuk mund t’i bëj publike. Do të goditet edhe mazhoranca edhe qeveria me “non grata”. Kësaj vale goditëse nuk do t’i shpëtojë askush”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH