Aktualitet

Deputetët që nuk votuan marrëveshjen e 5 qershorit në Kuvend

Shkruar nga Liberale
Deputetët që nuk votuan marrëveshjen e 5 qershorit në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit. votim. Deputetët kanë votuar me fletë për shkak të situatës së pandemisë Covid-19.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, mori 99 vota pro.

Ndërkohë, 6 deputetë votuan kundër, 4 abstenuan, ndërsa 6 të tjerë nuk morën pjesë në

Deputetët që kanë votuar kundër këtij pakti janë:

Adriatik Alimadhi

Halil Jakimi

Korab Lita

Myslim Murrizi

Ylli Shehu

Halit Valteri

Ndërsa deputetët që nuk votuan për marrëveshjen e 5 qershorit janë:

Arlind Çaçani, Bledar Çuçi, Tom Doshi, Arben Elezi, Eljo Hysko, Ligoraq Karamelo, Lefter Koka, Erion Piciri, Enver Roshi, Nikolin Staka, Sadi Vorpsi dhe Alban Zeneli.

Ralf Gjoni dogji votën.

Sipas procesverbalit, mësohet se deputeti Ralf Gjoni në kuadratet e votimit ka bërë shënime dhe shenja jashtë objektit të votimit. Për këtë arsye, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën e vlerëson të pavlefshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH