Aktualitet

Deputetët e "Rithemelimit" bllokojnë foltoren dhe u bien bilbilave në Kuvend

Shkruar nga Liberale
Deputetët e "Rithemelimit" bllokojnë foltoren dhe u bien

Është tensionuar sërish situata në Kuvend.  Deputet demokratë të pranishëm në seancën plenarë kanë reaguar kundër vendimit të përjashtimit të 12 deputetëve të tjerë

Në seancë deputetë demokratë kanë protestuar duke fryrë bilbilin dhe bllokuar foltoren, ndërkohë që janë rrethuar menjëherë nga garda.

Deputetët e përjashtuar janë; Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH