Aktualitet

Deputetët e përjashtuar, kërkesë për ankimim të vendimit, nuk lejohen të futen në Kuvend

Shkruar nga Liberale
Deputetët e përjashtuar, kërkesë për ankimim të

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha për mediat se, kanë bërë ankim në Byronë e Kuvendit lidhur me përjashtimin e deputetëve të opozitës.

“Është bërë ankim në byronë e Kuvendit, pasi janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme dhe detyron menjëherë të pezullojë vendimin”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, 12 deputetët e përjashtuar nuk po lejohen të futen në Kuvend, ku po mbahet seanca plenare.

Deputetët e përjashtuar janë; Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

[gallery columns="1" size="full" ids="1329444,1329445"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH