Aktualitet

Deputetët e PD përplasen me rojet e Kuvendit: Kam qejf të takoj Lindita Nikollën, më ka marrë malli

Shkruar nga Liberale
Deputetët e PD përplasen me rojet e Kuvendit: Kam qejf të takoj

Deputetët e PD të cilët janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës, janë pozicionuar në hyrje të Kuvendit për të hyrë në ambientet e brendshme të parlamentit, por nuk janë lejuar nga rojet e institucionit.

“Më ka marrë malli, kam qejf të takoj Lindita Nikollën”, “Mos më prek o zemra”, kanë qenë disa nga frazat e dëgjuara nga deputetët opozitarë, të përjashtuar deri në 19 shkurt.

Mes deputetëve është dhe Albana Vokshi e cila i bënë thirrje gardës të hapë rrugën.

“Është turp. Hapeni rrugën.”, dëgjohet të thojë Vokshi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH