Aktualitet

Deputetë të rinj në grupin demokrat, Lita: Ja vendimi që morëm

               Publikuar në : 10:18 - 28/10/19 liberale

Deputeti Korab Lita, i cili pretendon se është zgjedhur kryetar pas dorëheqjes së Rudina Hajdarit tha në seancën e sotme në Kuvend se në mbledhjen e grupit më 24 tetor është vendosur të mos pranohet kërkesa e pesë deputetëve të opozitës parlamentare që donin t’i bashkoheshin grupit demokrat.

“Grupi parlamentar më 24 tetor vendosi të mos pranojë kërkesën e deputetëve për anëtarësim. Grupi do vazhdojë të ketë 9 anëtarë. Me 5 vota pro dhe 3 kundër është vendosur që të mos pranohet asnjë anëtar i ri për momentin në grupin parlamentar demokrat”, deklaroi Lita. /Gazeta Liberale

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back