Aktualitet

Deputet apo kryetar? Basha i përgjigjet pyetjes

Shkruar nga Liberale
Deputet apo kryetar? Basha i përgjigjet pyetjes

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ është kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Në fillim të programit gazetarja Vasili e ka pyetur kryedemokratin nëse duhet ta thërrasë kryetar apo deputet ndërsa Basha i është përgjigjr i qetë pyetjes duke thënë se atë e ka  në dorë vetë dhe se kjo gjë tregon shumë.

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Nuk dija si t’u thërrisja, zoti Basha, deputeti Basha, kryetari Basha. Si duhet t’u thërras?

Lulzim Basha: Atë e keni në dorë ju dhe kjo do të tregojë shumëçka për këdo për mënyrën sesi vendo t’i trajtojë këto ngjarje dhe pak rëndësi kanë konsekuensat e këtyre ngjarjeve. Unë jam kryetar i Partisë Demokratike i zgjedhur me një anëtar një votë nga mbi 80% e demokratëve që morën pjesë në një proces transparent me katër kandidatë afto 4 muaj përpara. Jam kryetar i opozitës, kam një betejë shumë të vështirë për të udhëhequr me demokratët, për demokratët dhe një betejë e clia nuk është vetëm e demokratëve por e të gjithë shqiptarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH