Globi

Dentisti turk humb portofolin me 4 mijë euro në plazh, i riu e gjen dhe ia kthen

Shkruar nga Liberale
Dentisti turk humb portofolin me 4 mijë euro në plazh, i riu e gjen

Turisti turk e shpërbleu ndershmërinë e të riut me 200 euro. Jo vetëm kaq. Ai i dha të dhënat e kontaktit duke e ftuar të shkonte në Turqi, nëse do të kishte nevojë për t'u kujdesur për dhëmbët

Fatkeqësia me një fund e bëri të lumtur një dentist turk që shkoi me pushime në Ravello, në provincën e Salernos, Itali.

Në parkingun e plazhit, ku kishte lënë makinën e tij, burri kuptoi se kishte humbur portofolin me 4 mijë euro cash, kartën e kreditit dhe dokumentet. Siç raporton gazeta lokale Ottopagine, atë e gjeti një djalë, i cili lajmëroi pronarët e lokalin aty afër.

Pikërisht aty turisti, i cili po kërkonte portofolin, sinjalizohet dhe adresohet te djali që e kishte gjetur.

Më pas dentisti e shpërbleu të riun me 200 euro për ndershmërinë e tij si dhe i la të dhënat e kontaktit, duke e ftuar të shkonte në Turqi përr t'u kujdesur për dhëmbët. Sigurisht, me çmim të lirë ose falas. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH