Aktualitet

Denoncimi në Kuvend/ Rama sulmon deputetin Agron Shehaj: Ballist foltoreje!

Shkruar nga Liberale
Denoncimi në Kuvend/ Rama sulmon deputetin Agron Shehaj: Ballist foltoreje!

Gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka sulmuar deputetin Agron Shehaj, pasi ky i fundit tha dje në Kuvend se, policia ka mbyllur biznesin e tij dhe ka sekuestruar ambientet ku operonte, pa asnjë leje apo urdhër nga prokuroria.

Ndërkohë që, Rama e ka quajtur deputetin “një ballist foltoreje”, ndërsa tha se policia ka shkuar në biznesin e tij, pasi ky i fundit është ndërtim pa leje.

“Në vazhdën e operacionit për të bllokuar dhe konfiskuar metrat katrorë të ndërtuara pa leje nga ata në thonjëza oligarkët që na i faturojnë ne por në fakt janë këta, ka bllokuar godinën për të cilën pronarja thoshte e kam hotel, dhe brenda na gjendet një biznes të një deputeti, një ballist foltoreje, në një ndërtim pa leje. Dakord ka hyrë atje, këta se kanë problem të shkelin ligje, sidomos me ndërtime kanë një raport patologjik se i duan pa leje, po si del në parlament dhe kap foltoren dhe fillon ‘policia, Rama, duan të më mbyllin gojën’. Po si t’i mbyllim gojën? Bën dhe viktimën e fjalës së lirë. Dhe pavarësisht nga fakti që ne po japim një goditje përfundimtare, çojnë në Gjykatën kushtetuese ankesë. Po ç’punë ka një parti të ankohet që shteti kap disa biznesmenë në shkelje të ligjit? Shumë e thjeshtë sepse janë bashkë”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH