Globi

Denoncimi i turistes britanike 20-vjeçare: Më përdhunuan në gjumë

Shkruar nga Liberale
Denoncimi i turistes britanike 20-vjeçare: Më përdhunuan

Një turiste britanike 20-vjeçare denoncoi se ishte përdhunuar në gjumë nga një 27-vjeçar, i cili i ofroi asaj dhe shoqes së saj të flinin në banesën e tij, duke qenë se kishin mbetur jashtë.

Ftesa u bë pasi dy turistet angleze kishin humbur autobusin e fundit për në Pompei, ku të dyja kishin pronotuar hotelin dhe ku qëndronin gjatë natës. Dy vajzat kishin kaluar gjithë ditën e së dielës në Bregun e Amalfit. E reja të nesërmen shkoi në  policinë e Maiori për të denoncuar përdhunimin, teksa pretendoi se ishte sulmuar kur ishte duke fjetur. Me këtë aferë shumë delikate është marrë edhe qendra kundër dhunës e Amalfit, e cila po i ofron mbështetje të resë.

20-vjeçarja tha se ajo dhe shoqja e saj kishin takuar burrin, nga Gambia, por me banim të ligjshëm në Itali. Të tre e kishin kaluar mbrëmjen duke pirë në një lokal në  Minori, ku banonte 27-vjeçari, përpara se ai t'iu ofronte një vend për të kaluar natën.

Pasi u zgjua të nesërmen në mëngjes, vajza që denoncoi dhunën tha se gjeti ato që besonte se ishin shenja të një sulmi në trupin e saj dhe shkoi në polici.

Pas denoncimit, agjentët e shoqëruan vajzën në spital për ekzaminime mjekësore, por mjekët nuk arritën të gjenin prova se gruaja ishte përdhunuar. Çështja tani i është përcjellë prokurorëve vendas për të vendosur nëse 27 vjeçari me origjinë nga Afrika do të vihet nën akuzë. Një psikolog, një punonjës social dhe një avokat u ngarkuan që turistes t'i ofrohet mbështetjen e nevojshme në pritje të reagimeve të mëtejshme. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH