Aktualitet

Denoncimi i PD: Bie tavani i pediatrisë, plagoset një fëmijë

Shkruar nga Liberale

Deputetja Ina Zhupa ka denoncuar sot një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Pediatrinë e Tiranës, ku një fëmijë është plagosur pasi ka rënë tavani i godinës.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa ka publikuar edhe fotot ku duken pjesë të tavanit të rrëzuar mbi krevatin ku ka qenë i shtruar fëmija.

1 qershori në Pediatrinë Tiranë!

Kushtet e spitaleve skandaloze të shëndetësisë rrezikuan edhe jetën e fëmijëve.

Tani në spitalin e pediatrisë sapo u plagos një fëmijë nga rënia e tavanit.

Duhet hetim dhe vënia para drejtësisë të atyre që rrezikojnë jetën e fëmijeve pikërisht në vend ku duhet të shpëtojnë jetën dhe shëndetin”, shkruan Zhupa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH