Aktualitet

"Dënoj sulmet e paprovokuara në veri të Kosovës", Xhaçka nga samiti i NATO-s: Mbështetje të plotë për KFOR!

Shkruar nga Liberale
"Dënoj sulmet e paprovokuara në veri të Kosovës",

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në ministerialin e NATO-s që po zhvillohet në Oslo të Suedisë.

Ajo ka shprehur mbështetjen e saj për trupat e KFOR dhe ka dënuar "dhunën e paprovokuar ndaj tyre në veri të Kosovës".

“Mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë. Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara”, nënvizoi Xhaçka në reagimin e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH