Aktualitet

"Dënoj fyerjet dhe sharjet", Basha flet për mbledhjen e Kryesisë së PD-së: Ky nuk është modeli im!

Shkruar nga Liberale
"Dënoj fyerjet dhe sharjet", Basha flet për mbledhjen e

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot për tensionet në Kryesinë e PD-së.

Ai dënoi sharjet dhe fyerjet që militantët u kanë bërë deputetëve në përfundim të mbledhjes së kryesisë

“Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo sjelle, fjalët, banalitetet dhe kërcënimet që janë shkëmbyer gjatë një tensioni. Në mënyrë absolute jeni dhe keni mbështetjen time personale dhe politike. Sikurse keni distancimin e plotë. Ky nuk është modeli im. Shpesh herë kam marrë edhe kosto. Analistë thonë që jam i butë, por nuk jam i butë, por jam i vendosur. Personat që e kanë bërë jo vetëm që nuk kanë mbështetjen time por nëse janë anëtarë të PD-së, propozimi im është që të mos jenë më anëtarë të PD-së”, tha Basha.

Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe Berishën se janë bashkë me oligarkët për “t’i ngulur thikën” Partisë Demokratike.

“Oligarkët, Berisha dhe Rama janë bashkë, janë në tavë. Edhe një javë pas zgjedhjeve kanë vërshuar favore dhe leje ndërtimi për ortakët e trekëndëshit të Bermudës. Ata natën ndajnë favoret, ditën bëjnë sikur zihen”, tha Basha.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH