Globi

Dënohet me burg 38-vjeçari në Britani, shkatoi vdekjen e një tjetër shqiptari

Shkruar nga Liberale
Dënohet me burg 38-vjeçari në Britani, shkatoi vdekjen e

Shqiptari Shpend Hakili, është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për vrasje nga pakujdesia.

Dënimi i 38-vjeçarit u dha nga Gjykata e Kurorës në Maidstone.

Hakili mohon që të ketë shkaktuar vdekjen e një tjetër shqiptari, Sazan Bakos. Kjo ngjarje ndodhi më 20 Nëntor.

Sipas mediave britanike Bako u përfshi në një debat me Hakilin. Ky i fundit e sulmoi. Për pasojë 35-vjeçarit Bako i ra koka në trotuar. Ai humbi jetën në spital 3 javë më vonë.

Hakili u largua nga Britania pas ngjarjes, por u arrestua në Mars 2023 në Francë.

Poll
SHQIPENGLISH