Sport

Dënohet me 5-vite burg lojtari i Serisë A

Shkruar nga Liberale
Dënohet me 5-vite burg lojtari i Serisë A

Armando Izzo është dënuar me 5 vite burg nga gjykata italiane si i përfshirë në trukimin e ndeshjeve të futbollit por dhe krim të organizuar. Futbollisti u Monza në Seria A u dënua me  burgim nga seksioni i VI penal i Gjykatës së Napolit për pjesëmarrje në organizatën mafioze “Camorra”, por dhe për manipulimin e rezultateve të ndeshjeve si futbollist.

Prokurori i Napolit, Maurizio De Marco, gjatë aktakuzës së tij kishte kërkuar për lojtarin napolitan të lindur në vitin 1992, 4 vite e 10 muaj burg. Faktet për të cilat Izzo u dënua datojnë që kur ai luajti në Serie B për Avellino. Ndeshja në qendër të çështjes ligjore është Modena-Avellino, e luajtur më 17 maj 2014.

Kushëriri i Izzo-s, Umberto Accurso , kreu i klanit mafioz “Vinella Grassi të Secondigliano”, dhe Salvatore Russo, që besohet se është i lidhur me të njëjtin klan, u dënuan gjithashtu, të dy me një vit e gjysmë burg. Për zëvendësprokurorin De Marco, vëllezërit Antonio dhe Umberto Accurso (kryetarët e klanit Vanella Grassi), duke përdorur fillimisht Salvatore Russo-n si ndërmjetës, dhe më pas drejtpërdrejt atë, i dërguan një shumë të madhe parash, prej 30 mijë euro Izzo-s dhe lojtarëve  të tjerë të Avellinos për të trukuar ndeshjen.

Agjenti i futbollistit i quajti akuzat si të pavërteta dhe tha se emri i IZZo-s do të pastrohet shumë shpejt. Sa i përket jetës futbollistike, mbrojtësi italian 31-vjeçar  ka luajtur për disa sezone te Genoa, por edhe në Torino.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH